Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi ‘Live’ me qytetarët në rrjetet sociale ka folur rreth situatës së Covid-19 në vend.

Ditët e fundit është përfolur rreth uljes së pensioneve për të përballuar pasojat e Covid-19 por sipas Ramës kjo nuk ka për të ndodhur.

Kryeministri është shprehur se e vetmja mënyrë që të preken pensionet është që ato të rriten dhe jo të ulen.

Nuk ka ulje pensionesh e rrogash. Jetojmë në një botë të lirë ku mendimi i lirë. Nuk do të ketë për asnjë arsye prekje të pensioneve dhe të pagave. Nëse do të preken do të preken vetëm për tu rritur. Është vërtetë një situatë e vështirë ku transformohet fjala e thënë diku dhe na sulmojnë duke thënë se paskemi një plan për të prekur rrogat.” tha Rama.