Një tjetër zyrtar i larte ka humbur jetën nga koronavirusi. Ish-kryebashkiaku i Elbasanit Engjëll Dakli nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin e rrezikshëm SARS-COV2 dhe pse ishte dërguar për kurim në Turqi ku ndodhej prej disa ditës.

Ai është ndarë nga jeta sot në moshën 66-vjeçare. Dakli, përfaqësues i PD, kishte drejtuar bashkinë e Elbasanit në vitet 1996-2000.