Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 1315 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 299 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 106 qytetarë, duke e çuar në 10654 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

184 raste në Tiranë, 23 raste në Korçë,
12 raste në Vlorë, 11 raste në Kuçovë,
8 raste në Durrës, 7 raste në Elbasan,
6 raste në Pogradec dhe Përmet,
5 raste në Librazhd, 4 raste në Shkodër dhe Lezhë,
3 raste në Fier, Pukë, Tropojë, Sarandë, Skrapar,
2 raste në Krujë, Kurbin, Prrenjas,
1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Berat, Kamëz, Mat, Fushë-Arrëz, Cërrik