Vendi ynë ka shënuar sot ditën me më shumë infektime të reja në 24 orë.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 421 raste të reja me koronavirus.

Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar jetë 7 qytetarë.

Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 118 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1744 testime, 118 të shëruar, 421 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për kufizimin e përhapjes së COVID19, duke u kujdesur për zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe ju rikujton domosdoshmërinë për mbajtjen e maskës kudo jashtë shtëpisë.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet Covid.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1744 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 421 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.