Pas dozës së dytë, ata që e kane testuar flasin për temperaturë të ulët. Për ekspertët janë “reagime normale”

Valentina Dardari 

Më shumë sqarime dhe informacione fillojnë të mbërrijnë në lidhje me administrimin e vaksinës Pfizer-BioNTech, e cila është autorizuar edhe në Bahrein, pas Mbretërisë së Bashkuar.

Mbrojtje totale pas 28 ditësh

Mike Ryan, një ekspert nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, shpjegoi se “të dhënat na tregojnë se mbrojtja mund të mos zgjasë për gjithë jetën dhe për këtë arsye mund të ndodhin infeksione të reja, vaksinat nuk janë të barabarta me zero Covid“. Ndërkohë, ajo që ka dalë deri më tani është që administrimi i vaksinës nuk do të jetë një shëtitje në park. Vetëm një doze nuk do të jetë e mjaftueshme, pas 12 ditësh nga doza e pare do të zhvillohet një mbrojtje e pjesshme nga virusi, pas tre javësh të tjera do të jetë doza e dytë, për te arritur pastaj në ditën e 28-të, kur, në teori, subjekti duhet të arrijë mbrojtjen totale. Të paktën sipas asaj që u pa gjatë eksperimentimit. Prandaj, ata që do të kryejnë vaksinimin e parë do të duhet të marrin parasysh se mbrojtja nuk do të jetë totale dhe për këtë arsye rreziku i infektimit do të ekzistojë ende.

Pastaj ekziston një faktor i dytë, i cili, siç theksohet nga Il Messaggero, është me shumë interes për shkencëtarët. Kjo nuk ka të bëjë me ruajtjen në temperatura nën -70 gradë, prandaj Italia ka bërë të ditur se është afër organizimit me ultra-frigoriferë. Vaksina në fjalë duhet, të paktën ,sipas asaj që thonë studimet, të ketë një efikasitet prej 95%. Ajo që tërheq vëmendjen duket se është vetë injeksioni. Subjekti duhet të mbahet nën kontroll dhe, pikërisht për këtë arsye, rajoni i Lazios ka njoftuar se vaksina Pfizer do të administrohet vetëm në spital. Disa nga vullnetarët që iu nënshtruan fazës 3 u intervistuan nga CNN. Të gjithë entuziastë, edhe pse bënin të qartë se nuk ishte një shëtitje në park.

Efektet anësore të vaksinës

Për shembull, kanadezi 24-vjeçar Yasir Batalavi shpjegoi se “injeksioni aktual ndjehej, në fillim,si një vaksine anti-grip,nje e shpuar e vogël në krah. Sapo doli nga spitali ngurtësia u përkeqësua pak. Ishte patjetër e menaxhueshme, por në një farë mënyre nuk të pëlqen ta lëvizësh krahun shumë mbi shpatull. Efektet anësore janë më tepër të lokalizuara ”. Dhe ishte vetëm injektimi i parë.

Me të dytin filloi edhe temperatura por e ulet dhe lodhja. Ekspertët folën për reagime normale të sistemit imunitar. Në të vërtetë, kjo do të thotë se po ecën mirë dhe se po vepron. Lind një pyetje: ata që nuk kanë një sistem të përsosur imunitar, ndoshta sepse vuajnë nga sëmundje neurodegjenerative, çfarë duhet të presin? Do të ishte mirë ta dija.

Përtej kësaj, Italia, ka njoftuar megjithatë se për të gjitha vaksinat që ajo (së bashku me pjesën tjetër të Bashkimit Evropian) ka zgjedhur, do të sigurohet një sistem i mbikëqyrjes shëndetësore për të ndjekur zhvillimet. në ata që janë vaksinuar. Profesori Gianni Rezza shpjegoi se “nuk ka asnjë provë se kushdo që ka qenë i infektuar ose i sëmurë nuk mund të vaksinohet, kështu që në teori çdokush mund të bëjë vaksinën Covid. Eshtë vetëm një çështje e përparësive. Nëse do të vendoseshin përparësitë, atëherë ata që nuk u sëmurën mund të vaksinohen së pari sepse supozohet se ata që janë të infektuar kanë një farë mbrojtjeje “. Pra, të gjithë janë të vaksinueshëm, kjo varet vetëm nga përparësitë. Të moshuarit apo të rinjte? Të parat janë më të brishtet, por të dytet përhapin më shumë virusin. “Në rastin e Sars-CoV-2 na duhen më shumë të dhëna, duhet të kuptojmë nëse vaksinat të mbrojnë ndaj sëmundjeve apo edhe infeksionet.” Në teori, pra, do ti takojë të moshuarve. Nuk dihet ende nëse edhe në Itali do të ketë vende të hapura vetëm për ata që demonstrojnë se janë vaksinuar, së pari është akoma e nevojshme të kuptohet lloji i mbrojtjes që arrin të japë vaksina.

VERITAS.COM.AL