Ka humbur jetën nga Covid-19 ish-kryetari i bashkisë së Lushnjes, Albert Sanxhaku i LSI.

Sanxhaku kishte disa ditë që ishte prekur nga Covid-19  dhe pas shtrimit në spitalin Infektiv u dërgua drejt Turqisë për një trajtim më të mirë.

Sipas informacioneve të marra, i ndjeri ka ndërruar jetë pas mesnate. Sanxhaku ka qenë kryetar i bashkisë së Lushnjes përgjatë viteve 2007 – 2011.