Nga: Ylli Dylgjeri/

Po lexoj këtë status dhe nuk po kuptoj gjë.
Një djalë me emrin Alex i drejtohet Kryeministrit me fjalët: “…diskutojmë mbi progresin e Shqipërisë drejt integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal”!!!
Nuk e besoj se jeni nga ato telefonatat që i bëjnë gazetarit Aldo Lipe në mëngjez e që kërkojnë nuse? Do të kisha fiksuar Alex. 
Shoh që diskutoni edhe për integrimin me Kryeministrin tim dhe shumë mirë bëni.
Po nga të kemi zotëri? Shqiptar Je? Të shoh që mban mbiemrin Sorros dhe të pyes: Mos jeni nga fisi i Sorrave Ju? Sorra ka dhe në Tiranë? Ju shoh edhe në moshë të re dhe ku s’më shkon mëndja. Jeni gjë Student?

Jeni anëtar i FRESHI-it? I LRI-së? Apo nga shoqëria civile?

Po vras mëndjen mos të kam parë në paradë me biçikletë në shesh me ish ambasadorin amerikan Lu, e prap s’më vjen në mënd. Më thuaj të lutem Alex. Mos më ler të hamëndësoj: Ç’punë bëni Ju Alex?

Image may contain: 2 people, people smiling, ocean and text