Një operacion ndërkombëtar ka shkatërruar një organizatë shqiptare që merrej me trafikun e lëndëve narkotike në vende të ndryshme në Europë.

Hetimi për operacionin e koduar “Ballkani” është bërë nga DEA amerikane dhe Select. Gjatë këtij operacioni janë vënë në pranga 7 persona në Tiranë, Durrës, Fier dhe Kukës. Operacioni është bërë në disa vende të Europës.

Hetimi mësohet se kishte nisur 1 vit e gjysëm më parë nga ana e policisë. Ndërkaq në kërkim janë shpallur 2 persona. Janë 26.6 kg heroinë dhe 1.8 kilogramë kokainë, që vinte nga Turqia.

Biznesmenët  e arrestuar:

Jurgen Molla, Anest Koromani, Nuredin Hajdëraj, Lulzim Qorri, Denis Cenameti, Blerim Ukimeraj