( FOTO: il Giornale)

-Dëbohet nga Kremona Naser Baftija, eksponent kryesor i komunitetit islamik kosovar. Shpërndante materiale radikale dhe filo-xhihadiste-.

Nga: Giovanni Giacalone , il Giornale/

Debohet nga Kremona predikuesi Naser Baftija, një shtetas 39 vjeçar kosovar dhe eksponent kryesor i komuniteteve ballkanike islamike të Kremones dhe Mantovës.

Subjekti në fjalë, në Itali si refugjat, ishte vene në shënjestër nga hetuesit për shprehjen e ideve radikale gjatë mësimeve të Kur’anit që iu jepte të rinjve muslimanë. Në fund të shkurtit Digos e Kremones – qe ka vepruar me Ros te Brescias – e kishte marrë atë në një qendër paraburgimi në Caltanissetta sepse statusi i tij i refugjatit ishte revokuar dhe si pasojë edhe leja e qëndrimit. Baftija,eshte riatdhesuar nga kufiri ajror i Romës ,Fiumicino dhe u bë kështu i 24-ti i dëbuar qe nga fillimi i vitit. Në total, jane 387 dëbimet qe janë kryer që nga viti 2015 e deri sot.

Gjatë hetimeve doli një lidhje evidente ideologjike me predikues te njohur radikale të Ballkanit filo-xhihadiste. Marrëdhëniet e tij me elementë të lidhur me islamizmin radikal dhe aktivizmi i tij, madje edhe online, në shpërndarjen e materialeve te shtypit ekstremist ka çuar në largimin e tij nga territori kombëtar pasi ai u konsiderua një subjekt i rrezikshëm për sigurinë kombëtare.

Baftija rezultonte tashmë nën vëzhgim për shkak të marrëdhënieve me Resim Kastratin, të quajtur “Obeidullah”, ish-frekuentues i xhamisë ekstremiste të Motta Baluffi, gjithmone në provincën e Kremones dhe i akuzuar një vit më parë nga gjykata në Prishtinë për  shkak se ishte pjesë e një qelize xhihadiste qe planifikonte atentate në Francë, Belgjikë, Gjermani dhe Kosovë.

Kastrati, një ish-administrator i faqes “Muslimanët e Italisë”, u dëbua nga Italia më 19 janar 2015 sepse konsiderohej i rrezikshëm për sigurinë kombëtare. Sipas Viminales Kastrati kishte qenë ne gjendje të gjente dokumente të falsifikuara dhe armë zjarri me origjinë të paligjshme për të shkuar të luftojë në Siri. Kosovari ishte shfaqur në Facebook pas masakrës së Charlie Hebdo dhe kishte manifestuar gatishmërinë e tij për t’u bërë kamikaze për të mbrojtur nderin e profetit. Kastrati gjithashtu u përpoq të arrinte ne Siri përmes sirianit Tamer Chaddad,i konsideruar një terminal i rëndësishëm për rekrutimin e xhihadistëve, por projekti më pas ishte ngrirë për probleme te natyres organizative dhe familjare. Por kjo nuk është e gjitha, sepse në vitin 2013 Resim Kastrati kishte jetuar në një grup grabitësish kosovarë që kishin kryer një grabitje të dyfishtë pranë Kremones në një autogrill në autostradën A21.

Brenda grupit të bandës u gjetën tetë kosovarë të rinj klandestinë, si dhe mallra të vjedhura, droga, disa balaklava dhe rroba të përdorura gjatë grabitjes. Kastrati gjithashtu kishte marrëdhënie me Arjan Babajn, një nga tre kosovarët e arrestuar në mars të vitit 2017me akuzën e planifikimit të një atentati në Venecia.

Provinca e Kremones pra është rikonfirmuar si një zonë e nxehtë për sa i perket presences së eksponentëve të ekstremizmit islamik dhe xhihadizmit, veçanërisht lidhur me kontekstin ballkanik.

Veritas.com.al/