Një historian Lituanez pohoi të Mërkurën se ka gjetur një kopje origjinale të rrallë të aktit të Pavarësisë së vendit të vitit 1918. Lituania ka rivendosur pavarësinë si një shtet Baltik indipendent pas më shumë se njëqind vjet nën sundimin Rus.

Zyrtarët Lituanez u përgjigjen me duartrokitje dhe vëmendje. Një kopje e dokumenti është shpërndarë nga Profesor Liudas Mazylis, i cili e hulumtoi dokumentin brenda arkivit të ministrisë së Jashtme të Gjermanisë në Berlin. Kopja e Deklaratës menjëherë u shpërnda në internet.

“ Një rezolucion në gjuhën Lituaneze me të gjitha firmat origjinale, që përbëjnë 20 personalitete nënshkruesish, ishte bashkëngjitur në versionin Gjermanisht”- tha Mazylis,profesor i Universitetit Vytautas Magnus, raporton AFP me telefon nga Berlini.

Lituania kishte ushtrinë më të madhe të Europës mesjetare, por nga fundi i shekullit 18 Mbretëria e Polonisë dhe Duka e Madh i Lituanisë gradualisht u ndanë mes mbretërive  fqinje, duke përfshirë edhe Rusinë.

Akti i pavarësisë së Lituanisë, e shpallur në 16 shkurt, 1918, erdhi si rezultat i Luftës së Parë Botërore dhe revolucionit Bolshevik në Rusi.

Presidenti i Lituanisë tha se “kjo është ekstremist e gëzueshme ndërsa ne po shkojmë drejt 100 vjetorit të restaurimit të shtetit”.

/Veritas.com.al/