ISTANBUL (AP) – Patriarku ikumenik i Konstandinopojës ka paraqitur një dekret pavarësie për peshkopin metropolitan të Kishës Ortodokse të sapolindur të Ukrainës.

Në Stamboll, të dielën,Patriarku Bartolomeu I prezantoi Tomos, një pergamene që përmban dekretin, në një ceremoni simbolike që shenjtëronte pavarësinë e kishës Ukrainase nga Kisha Ortodokse Ruse. Ai nënshkroi dekretin të shtunën.

Vendimi për t’u ndarë nga Patriarkana e Moskës pas më shumë se tre shekuj lidhjesh e ka zemëruar Rusinë. Kisha ruse ka ndërprerë lidhjet me Stambollin, qendrën e botës Ortodokse.

Mitropoli Epiphanius I, i cili u zgjodh muajin e kaluar nga udhëheqësit Ortodoksë Ukrainas për të kryesuar kishën e re, do të marrë dekretin në Kiev.

Presidenti Ukrainas Petro Poroshenko, i cili ka bërë fushatë për kishën e re, do te marre pjesë në ceremoninë dy-ditore.

Veritas.com.al/