(FOTO: Pamje nga një rrugë e Kamzës)/

Ngjarja ka ndodhur në Kamzë, në periferi të kryeqytetit.

Klajdi Muça, 31 vjeç që  kishte dalë nga burgu vetëm prej pak ditësh pasi përfitoi nga amnistia, vrau veten “në liri”. Fatura që i duhej të paguante ishte 80 mijë lekë; ndryshe OSHEE do t’i priste dritat.

Klajdi ishte kryefamiljar.

Nga disa dëshmitarë është dëgjuar të thotë në zyrat e OSHEE se “ku kam mundësi të gjej kaq lekë, më mirë të vras veten”, dhe pas kësaj nuk është parë më. Ka vrarë veten duke u varur në një pemë në oborrin e shtëpisë, ku është gjetur i pa jetë nga vëllai i tij.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Komisariatit nr.5, që konstatuan vetëvrasjen e 31-vjeçarit, baba i një fëmije të mitur.

/Veritas.com.al/