“Top Channel” ka publikuar rezultatin e parë të Exit Poll-eve të zgjedhjeve parlamentare ku ka surpriza në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë.
Në nivel kombëtar rezulton se PS merr 71 mandate, pra 46.9% kanë votuar për të majtët. Kurse PD merr 43.5% të votave duke i dhënë 63 mandate, ndërsa 6.9% kanë votuar për LSI duke i dhënë vetëm 6 mandate.
Në këto kushte, Partia Socialiste fiton sërish për të qeverisur e vetme në mandatin e 3-të.