Deri tani ka folur vetëm kryetari i Opozitës, Basha, i cili pasi doli nga tryeza e ‘shtruar’ nga Presidenti i Republikës, konfirmoi se ‘bisedimet nuk arritën marrëveshje’

Duke folur për gazetarët pas negociatave që zhvilluan në Presidencë, Basha tha se Edi Rama shkoi në bisedime me të njëjtën ofertë si një ditë më parë. Ai tha se Edi Rama nuk ofron zgjidhje politike.

Ky ishte takimi i dytë mes kryetarit të Qeverisë, Rama dhe kryetarit të Opozitës, Basha, në prani të Presidentit të republikës Nishani. Siç është ‘folur’ sot në media, ky takim u iniciua nga vetë ambasadorët e aleatvëve  kreysorë të akredituar në Tiranë, veçanërisht nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu. Nga takimi kërkohej një zgjidhje për krizën politike që ka mbërthyer vendin. Opozita ndodhet në protestë prej më shumë se dy muaj, ku kërkohet dorëheqja e qeverisë, një qeveri teknike si kusht për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Dështimi i turit të dytë të bisedimeve mund të thelloje krizën, sidomos në zgjedhjet për pushtetin lokal në Kavajë që zhvillohen këtë të Diele.

/Veritas.com.al/