Sot kanë nisur punimet në autostradën Tiranë-Durrës, të cilat imponojnë edhe devijimin e udhëtimit nga autostrada në rrugët dytësore. ARRSH njoftoi dje se ka nisur devijimi i qarkullimi të mjeteve, për shkak të punimeve të dy tombinove në segmentin rrugor (autostrada) Tiranë–Qafë Kashar. Ky është segmenti i njohur për përmbytjet gjatë periudhave me shi të dendur.

Punimet kanë nisur sot,  200 metra para mbikalimit të Qafë Kasharit, ku po devijohet trafiku në një rrugë dytësore dhe më pas mjetet do të kenë mundësi që të rifuten sërish në autostradë. Po ashtu bëhet e ditur se dy tombinot ku do të ndërhyhet janë para mbikalimit të Qafa Kasharit.

ARRSH dhe policia iu kërkoi dje drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.

Veritas.com.al/