(FOTO: Në Dhomën e Lordëve)/ 

Kolegët e Dhomës së Lordëve mund ta vonojnë daljen e  Mbretërisë së Bashkuar nga BE edhe një vit tjetër, duke kundërshtuar të drejtën që e autorizon qeverinë për të aktivizuar artikullin 50 të traktatit të Lisbonës- një akt legal që duhet kryer në procesin e Brexit.

Gazeta “The Daily Mirror” thotë se 104 anëtarët Liberal Demokrat kanë planifikuar që të votojnë kundër Artikullit 50 që aktualisht po hap rrugën drejt Dhomës së Përfaqësuesve.

Sikur të ndodhë kjo, do të duheshin vetëm 30 rebelë nga Konservatorët që t’u bashkohen Liberalëve dhe atëherë Brexit kthehet përsëri në Parlament për tu rimarrë në konsideratë.

Dhoma e Lordëve është konsideruar si Dhoma e Lartë dhe prandaj ka të drejtë që të prezantojë edhe amendamente ligjore.

/Veritas.com.al/