Dhuna e disa pjesëmarrësve gjatë protestës së opozitës, të zhvilluar një ditë më parë përpara Kryeministrisë, ka bërë që  80 persona të shoqërohen në polici, ndërsa të arrestuar janë 16 prej tyre.

Hetimet për ngjarjet e dhunshme të së shtunës po drejtohen nga prokurori Enklid Gjini, ku po marrin pjesë edhe 7 prokurorë të tjerë, si dhe 12 oficerë të Policisë Gjyqësore.

Top Channel raporton se numri i të ndaluarve pritet të rritet, pasi për ngjarjet e djeshme do të ketë të ndaluar edhe në rrethe, në identifikimin e shkelësve të ligjit dhe si ushtrues të dhunës janë përfshirë edhe Komisariatet e Qarqeve.

Veritas.com.al/