Gjatë ditës së sotme, kreu i Agjencisë Kombëtare kundër Korrupsionit në Itali, Raffaele Cantone duke folur me studentët e Universitetit të Firences ka marrë si shembull Shqipërinë dhe korrupsionin në universitete tona.
Sipas tij, ka politikanë italianë që kanë ardhur në Shqipëri dhe kanë blerë diplomat. Cantone thotë se këta njerëz “duhet të hidhen në qeli me forcën e ligjit”.
“Kujtoj gjithmonë – ka shpjeguar Cantone – kur në parlament tundeshin diploma nga njerëz të cilët disa vite më parë kishin shkuar në Shqipëri dhe kishin blerë diploma. Kishte edhe nga ata që hidhnin monedha, por edhe ne e pamë se çfarë fundit kishin”.