Mediat kanë njoftuar se Mathew Palmer është komanduar në postin e zv.ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, në vend të Brian Hyot Yee.

Por Palmer nuk vjen nga ‘shumë larg’ Ballkanit për të mbikëqyrur Ballkanin. Palmer mbante detyrën e drejtorit për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit.

Ai është një anëtar i vjetër në stafin e Departamentit të Shtetit, madje që nga periudha e presidentit Bush.

Si diplomat ai ka një background të fortë në planifikimin strategjik dhe diplomacinë e krizave.

Ai ka udhëhequr Zyrën e Punëve të Europës dhe Azisë ((EUR/SCE) si përgjegjës për gjithë aspektet e politikës së Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor.

Ka drejtuar një grup ekspertësh prej 12 vetë si profesionistë të politikës së jashtme në mbështetje të synimit për integrimin e vendeve në institucionet Europiane dhe Euroatlantike.

Ka këshilliar presidentin Bush dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare në zhvillimin e Egjeut (Greqi, Turqi dhe Qipro) dhe në Kaukazin Jugor (Gjeorgji, Armeni dhe Azerbaixhan) dhe vendet Nordike.

Ka koordinuar të gjitha aspektet e politikës të Shteteve të Bashkuara ndaj Serbisë dhe Malit të Zi, me përgjegjësi të veçantë  për menaxhimin e krizës në Kosovë. Ka shërbyer si zëvendës- shef i Delegacionit në Bisedimet e Paqes mbi Kosovën në Rambuje të Francës.

Autor i një serie libra triler, të botuar nga ‘G.P. Putnam’s Sons’ dhe pasqyrojnë diplomacinë e SHBA në një botë komplekse dhe të rrezikshme.  Librat e tij janë: The American Mission (2014), Secrets of State (2015), dhe Enemy of the Good (2017).  ‘The American Mission’ është zgjedhur nga Apple iBooks si Libri më i Mirë i vitit 2014 dhe ishte finalist për çmimin ‘Silver Falchion’ për romanin e parë më të mirë.

Veritas.com.al/

(Në Kosovë)/