Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në protestën e banorëve të 5 Majit, që u janë shembur banesat, të cilët prej një ore po protestonin para Kuvendit.

Teksa shumë prej tyre ishin duke thirrur ‘kriminel’ ndaj tij, Rama ftoi në takim brenda Kuvendit, disa prej përfaqësuesve, 3 gra, të cilat po i pyeste nëse shtëpitë e tyre ishin apo jo me leje.

“Përveç teje kush do të vijë me mua, nuk vijnë dot 100 veta, do të vini 3 veta, përveç nënes kush do të vijë me mua, zotëria të shkojë dhe të bëjë propagandë në televizor”, tha Rama.

Përzgjedhja e vetëm 3 banorëve për takimin me Ramës, është pritur me pakënaqësi nga pjesa tjetër e të pranishmëve, të cilët thanë se ndiheshin të përjashtuar.

Pjesë e banorëve të mbetur jashtë, pretendojnë se qytetarët që u futën në takim me Ramën, përfaqësojnë vetëm zonën e 5 Majit në Tiranë, dhe jo zonat e tjera, ku po ashtu po shemben banesa.

Kjo skenë nuk është e re për Edi Ramën, pasi ngjashëm kryeministrinka vepruar dhe me përfaqësues të fermerëve dhe personave me aftësi të kufizuara në lëvizje.

Banorët kërkuan që të ishin të gjithë në takim me Ramën, por kjo u refuzua në mënyrë kategorike nga kryeministri.