Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, Zv.Kryetarja e Parlamentit, Valentina Leskaj, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, do të jenë në orën 10:00 në Sheshin e Flamurit në Vlorë për të marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit dhe të aktiviteteve festive me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Në po të njëjtën orë, opozita do të zhvillojë homazhe në varrezat e “Dëshmorëve në Tiranë”, ndërsa në orën 11:00 homazhet do zhvendosen në bustin e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Në orën 16:30, opozita do të përkujtojë Ditën e Pavarësisë, duke vendosur kurora me lule në bustin e Ismail Qemalit në kryeqytet.