Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani së bashku me homologen e tij bullgare, Teodora Gençovska, nënshkruan në Sofje protokollin dypalësh pas mbledhjes së Komisionit të përbashkët Ndërqeveritar.

Nënshkrimi i protokollit vjen pasi miratimit të Propozimit Francez në Kuvend.

“Bullgaria është vendi që mbështet më fuqishëm integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, tha Gençovska, pas nënshkrimit.

Nga ana tjetër, ministri  Osmani, ka shprehur bindjen se sot hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Për ne është një mundësi historike që pas 17 viteve të statusit kandidat, Republika e Maqedonisë së Veriut të ketë mundësinë që të nesërmen të fillojë negociatat me BE-në, duke filluar kështu fazën e fundit të anëtarësimit tonë në BE”.

Dy ministrat vlerësuan se është bërë progres në punën e pesë grupeve sektoriale dhe ajo që duhet bërë është që kjo të përkthehet në praktikë.

Ekspertët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë do të vijojnë të punojnë me grupe ekspertësh nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Para nënshkrimit të Protokollit është mbajtur mbledhja e dytë e Komisionit të përbashkët Ndërqeveritar, të cilin e bashkëkryesuan ministrat Osmani dhe Gencovska.

Me këtë vendim ashtu siç parashikoi edhe Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varlehy, hapet rruga për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe RMV-në me Bashkimin Evropian.

Më 30 qershor 2022, ishte kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ai i cili bëri me dije për publikun se e kishte pranuar propozimin e ardhur nga Elysse-ja dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Mbi këtë propozim nga ana tjetër, më 22 qershor 2022, u nda tërësisht në mes Parlamenti i Bullgarisë, i cili nëpërmjet një mocioni mosbesimi, rrëzoi Qeverinë bullgare dhe më pas hoqi veton ndaj Shkupit, duke lehtësuar situatën mes dy vendeve.

Nga Tirana, ishte kryesiministri Edi Rama, i cili me një presion të vazhdueshëm ndaj ndërkombëtarëve, bënte thirrje për çlirimin e ngërçit ndaj dy vendeve