Ambasadorët e pesë fuqive perëndimore dhe BE, të akredituar në Tiranë kanë shkuar mëngjesin e kësaj të marte në selinë e Partisë Demokratike.

Ata u pritën nga Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku. Asnjë nga ambasadorët nuk ka dhënë prononcim për media ndërsa ambasadorja Yuri Kim, kur ka takuar Bardhin dhe Tabakun u shpreh “është një ditë e bukur”.

Takimi ka zgjatur rreth një orë dhe Basha i ka shoqëruar ambasadorët deri jashtë selisë duke i përshëndetur secilin, por nuk ka dhënë asnjë koment për mediat.