Kryetari i Partisë Lulzim Basha dhe 12 deputetë të PD janë proceduar penalisht pas protestës së zhvilluar një ditë më parë, ku u bllokuan rrugët për një orë.

Ata akuzohen nga policia për tubim të paligjshëm dhe bllokim të qarkullimit.

Policia e Tiranës njofton se: “Në orën 11:00, te sheshi “Shqiponja” dhe në rrugën “Teodor Keko”, kanë organizuar dhe marrë pjesë në tubim të paligjshëm duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Ndërkohë po punohet për identifikimin e pjesëmarrësve të tjerë në tubim.

Materialet i janë referuar  Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Tiranë për personat e mëposhtëm:

Lulzim Basha, Arben Ristani, Oerd Bylykbashi, Gerti  Bogdani, Flamur  Noka, Eduart Halimi, Gent  Strazimiri, Asllan  Dogjani, Igli Cara, Kastriot Islami, Genc  Pollo, Keltis Kruja, Edi  Poloka.