Midis Brad Pitt dhe Angelina Jolie, nuk është vetëm një histori bari dhe kujdestarie të fëmijëve. Eshtë gjithashtu, pa dyshim, një histori parash me thasë.

A do ta boshatisin bankën Angelina Jolie dhe Brad Pitt? Sa do të kushtojë divorci më i mediatizuar i muajve të fundit? A kishin nënshkruar Brangelina-t kontratë martesore? Si do t’i ndajnë ata pronat e tyre të shumta të patundshme?

Konkretisht, sipas revistës PeopleAngelina Jolie dhe Brad Pitt mund të ndajnë mes tyre 500 milion dollarë. Më saktësisht, Donald David, avokati amerikan që është specializuar djallëzisht në divorcet e çifteve të pasur, vlerëson se pasuria e Brad Pitt shkon deri në 350 milion dollarë. Ndërsa Angelina Jolie peshon 275 milion dollarë. Një ndarje kapitali që shpjegohet me filmografitë e tyre respektive (Bradi nuk e ka shtrëmbëruar kurrë hundën përpara filmave me buxhet të majmë), dhe padrejtësinë e pagave, tepër e pranishme edhe në Hollywood.

Një kështjellë në Francë, një vilë në L.A…

Në dosjen e klasifikuar VIP Brangelina, kapitulli tjetër i madh lidhet me ndarjen e pasurive të patundëshme, që çifti i ka koleksionuar në mënyrë impresionuese që nga 2005. Një koleksion që përfshin edhe, deri para pak kohësh, kështjellën e tyre Miraval, që u shit me ngut në fund të gushtit. Një koleksion që përfshin gjithmonë banesën e tyre në New Orleans (e vlerësuar 6,5 milion dollarë), vilën e tyre tentakulare të Los Feliz, në rrethinat chic të Los Angeles, dhe një apartament të lezetshëm në qiellgërvishtësen e Waldorf Astoria, ngjitur me hotelin shumë të famshëm njujorkez.

Kleçkat e kontratës martesore

Për Donald David, mbrojtësi i rich & famous, shpenzimet e avokatëve për një divorc të këtyre përmasave mund të kapin shifrën e 1 milion dollarëve. Secili. Dihet që Angelina Jolie thirri në ndihmë Laura Wasser për të mbrojtur interesat e saj, avokaten që e kërkon gjithë Hollywood-i, dhe që mbrojti Johnny Depp në çeshtjet e tij delikate me Amber Heard.

“Do të çuditesha vërtet nëse ata nuk kanë nënshkruar kontratë martesore, deklaron në faqet e People një tjetër avokate njujorkeze, Jacqueline Newman, e specializuar në portofolet e majme. Vë bast se aspektet financiare të divorcit të tyre do të rregullohen shumë shpejt.” Pyetja, tani, është kjo: do të rregullohen nën dritat e poshtra të paparazz-ëve, apo do të rregullohen në mënyrë shumë diskrete, larg tabloïdëve? Një gjë është e sigurt, Johnny Depp dhe Amber Heard do të qetësohen, për pak kohë, se s’do ta ketë kush mendjen tek ata…