Djali më i vogël i ish kandidatit për zëvendës presidnet në SHBA, sikur të fitonte Hillary Clinton, senator i Virginia, Tim Kaine është arrestuar në Minnesota javën e kaluar për rolin e tij të dyshuar në organizimin e trazirave kundër Donald Trump dhe politikave të tij- raporton Breitbart.

Autoritetet zbuluan se Linwood Michael Kaine, 24 vjeç, kishte planifikuar të merrte pjesë në kundër-demonstratën e St. Paul,në  Minnesota, kundër mitingut të mbajtur pro- Trump. Në këtë përleshje ku mori pjesë edhe djali i Tim Kaine, Linwood, ku kishte kacafytje të rënda, u arrestuan gjashtë persona.

/Veritas.com.al/