(FOTO: Pamje e vendit ku u krye krimi)/

Dy atentatorë vranë dje një shqiptar 46 vjeç në prani të vajzës së tij të vogël në qytetin gjerman Visselhovele.

Policia dyshon se atentatorët janë shqiptarë dhe se vrasja është kryer për hakmarrje.

Në momentin që shqiptari, babai i një vajze, sapo kishte marrë vajzën nga shkolla, i janë afruar atentatorët dhe e kanë qëlluar për vdekje. Fëmija ndodhte në spital në një gjendje të rëndë tramautike.

Atentatorët i janë afruar viktimës së tyre me një motot “Kawasaky” dhe janë larguar me shpejtësi pas krimit.

Policia sot ka gjetur motorin që u përdor nga atentatorët dhe po punon për zbardhjen e krimit.

/Veritas.com.al/