Policia ka vënë në pranga një 26-vjeçar me detyrë doganier në Vermosh, pasi iu gjet në makinë një listë votuesish dhe një sasi e konsiderueshme parash.

Sipas policisë, Izmir Bushaj do shpërndante paratë me qëllim blerjen e votave një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare.

Në prangat e policisë ra edhe shoku i tij, Xhyher Bushaj. Nga fotot e postuara në rrjetet sociale, Bushaj identifikohet si simpatizant i LSI-së, ndërsa ka foto dhe me ish-kryetarin e kësaj force politike, Ilir Meta.

Njoftimi i policisë:
Si pasojë e veprimeve të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër është bërë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit Izmir Gezim Bushaj vjeç 26 banues ne fshatin Kullaj, me detyre doganier ne doganen e Vermoshit, se bashku me shtetasin Xhyher Bushaj ku brenda automjetit tip Hunday me targa AA 797 MK konstatoheshin një liste votuesish dhe sasi e konsiderueshme parash te destinuara për t’i shpërndarë me qellim blejrjen e votes.