I ka diagnostikuar kancerin dhe më pas, duke i shkruar mesazhe, i bëri atij të kuptonte se nëse ai nuk do të kishte marrëdhënie seksuale me të, nuk do ta kuronte.

Theepa Sundaralingam, mjeke nga spitali i Torontos në Kanada, nisi kështu me pacientin një marrëdhënie qe ka zgjatur me muaj, madje duke bërë seks edhe në spital derisa burri e ka denoncuar. Njohur si manipuluese e një pacienti në nevojë dhe dobësi, doktoresha është pushuar dhe përjashtuar nga ‘Urdhri i mjekëve’.

Gruaja kishte thëne se do ta linte rastin nëse nuk do të kishte qenë e mundur të shkonte më tej, duke kushtëzuar zgjedhjen e një pacienti në gjendje të fraxhilitetit emotiv.

Për këtë, duhet gjithashtu të paguajë një dëmshpërblim për burrin.

Veritas.com.al/