Mjeku i Presidentit Donald Trump, Sean Conley tha se presidenti është “me shëndet shumë të mirë” pas një vizite ditën e Premte.

“Ndërsa raporti dhe rekomandimet po finalizohen, jam i lumtur të njoftoj se Presidenti i Shteteve të Bashkuara është me shëndet shumë të mirë dhe se unë parashikoj se do të mbetet kështu përgjatë gjithë presidencës së tij, dhe më tej”, tha Conley në një memo që i dërgoi reporterëve të Shtëpisë së Bardhë.

Analiza,  e dyta e presidentit të Shteteve të Bashkuara, është kryer në spitalin ‘Walter Reed’ ditën e premte pasdite.

Conley zbuloi në memo se ai dhe bordi i tij i specialistëve e vlerësuan presidentin për katër orë në një seri testesh. Ai specifikoi se presidenti nuk ishte nën efektet qetësuese të anestezisë në asnjë moment të kontrollit.

“Presidenti është shumë mirënjohës për kujdesin e jashtëzakonshëm që mori sot dhe se ai dëshiron të falënderojë të gjithë mjekët, infermierët, si dhe stafin civil që mori pjesë”, tha ai.

Zëvendës sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley ditën e Enjte tha për CNN Trump po punon për të zhvilluar dietën e tij.

“Presidenti mori një dietë dhe realizoi një plan vitin e kaluar pas kontrollit mjekësor vjetor, por Presidenti pranoi se nuk e ndoqi rigorozisht”, tha ai.

VERITAS.COM.AL/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.