Stuhi dimërore po kërcënojnë pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara. Ka reshje të dendura bore, shira dhe erëra të forta përgjatë fundjavës. Moti shumë i egër dimëror pritet ta vështirësojë ndjeshëm lëvizjen për festa, shkruan “NBC News”.

Në Appleton, Wisconsin, ku dëbora filloi që mbrëmjen e së premtes, avioni me të cilin udhëtonte ekipi i futbollit Minnesota Vikings rrëshqiti në pistë, por fatmirësisht, nga incidenti nuk pati të plagosur.

Shira të rrëmbyer llogaritet të godasin pjesën dërrmuese të bregut perëndimor, përfshirë këtu South California  ku reshjet dhe stuhitë parashikohet të pasohen në disa zona edhe nga përmbytje.

Sistemi i motit të egër la lëvizur drejt lindjes duke gjunjëzuar ultësirat veriore pikërisht në ditën e Krishtlindjeve. Përkeqësimi i motit mund t`i prishë planet e udhëtimit miliona amerikanëve që lëvizin përgjatë sezonit festiv.