Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar pë reporterët se Presidenti Donald Trump e ka lexuar memo-n e Komitetit të Inteligjencies Kombëtare (FISA) pasi komiteti kishte votuar që memo të shpërndahej në publik.

Reporterët pyetën presidentin pasi Demokratët kundërshtuan shpërndarjen e memos, por as ai as shefi i Stafit, John Kelly nuk mundën të përgjigjen pyetjeve rreth asaj nëse Shtëpia e Bardhë do ta lejojë këtë shpërndarje publike.

Trump ndodhet aktualisht në West Virginia ku po mban një fjalim të planifikuar për Republikanët e Senatit.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë konfirmuan për Breitbart News se Trump si duket do të deklasifikojë memon ditën e Premte, pavarësisht pak redaktimeve teknike që janë bërë nga Kryetari i Inteligjencies Kombëtare, Devin Nunes.

Lider e Minorancës në Kongres, Nancy Pelosi dhe lider i Minorancës në Senat, Chuck Schumer u përgjigjen duke i kërkuar Paul Ryan që të largojë Nunes si kryetar i Komitetit të Inteligjencies Kombëtare, duke e akuzuar për ‘partizanllëk të rrezikshëm”.