Trump, në intervistën e Super Bowl me Sean Hannity, parashikon rënien e Pelosi-t: ‘E majta radikale do të marrë tatëpjetën’
Në një intervistë ekskluzive me Fox News tek Sean Hannity gjatë shfaqjes së para ndeshjes të Super Bowl LIV, Presidenti Trump tha se “makthi më i keq” i kryetares së Dhomës Nancy Pelosi ka ndodhur gjatë procedurave të impeachmentit dhe konfirmoi që fjalimi i State of the Union do të shkonte përpara siç ishte planifikuar të martën – vetëm një ditë para se Senati të vendose ta lirojë nga akuzat në gjyqin e tij të impeachmentit.

“Mendoj se ajo është një grua shumë konfuze, shumë nervoze”, tha Trump. “Nuk mendoj se ajo donte ta bënte këtë. Unë mendoj se ajo me të vërtetë e dinte se çfarë do të ndodhte, dhe makthi i saj më i keq ka ndodhur. Unë nuk mendoj se ajo do të jetë atje edhe shumë gjatë. Mendoj se e majta radikale – dhe është edhe një lloj e majte radikale gjithashtu, – por unë mendoj se e majta radikale do të marrë tatëpjetën”.

VERITAS.COM.AL/