Presidenti Donald Trump, të Martën, paralajmëroi Iranin se do të mbajë gjithë përgjegjësitë për sulmin e milicisë në Irak.

“Ne u përgjigjëm fuqishëm, dhe gjithmonë do të përgjigjemi kështu”, tha Trump.

“Tani Irani po orkestron një sulm mbi ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Irak. Ata do të mbajnë përgjegjësi të plotë”.

Protestuesit u drejtuan për në kampingun e ambasadës së Shteteve të bashkuara në Bagdat ditën e Marte, pasi një seri sulmesh ajrore të Shteteve të Bashkuara vranë 25 luftëtarë të mbështetur nga milicia e Iranit në Irak.

Sulmet ajrore u lëshuan ditën e  Shtune mbi pesë vendndodhje të milicisë në përgjigje të sulmit me raketa të ditës së Premte që vranë një kontraktor Amerikan dhe plagosën disa trupa amerikane.

Grupi i milicisë Kata’ib Hezbollah mbështetet nga Irani dhe vazhdon të sulmojë vendndodhjet në Irak, duke i vënë në rrezik trupat Amerikane.

Departamenti i Mbrojtjes dërgoi F-15 Strike Eagles për të bombarduar këto vendqëndrime, të cilat ishin përshkruar ose si qendra kontrolli, ose qendra të mbajtjes së armëve.

“Dua të shënoj gjithashtu se ne do të ndërmarrim aksione shtesë si domosdoshmëri për të siguruar se ne veprojmë në dobi të vetëmbrojtjes sonë dhe se ne nuk frenohemi më para sjelljeve të këqija të grupeve të milicisë në Iran”, tha sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper për reporterët ditën e Shtune, duke dhënë detaje mbi sulmet ajrore.

Trump gjithashtu i kërkoi Irakut që të mbrojë ambasadën e Shteteve të Bashkuara, si edhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Bagdat dhe stafin tjetër që të evakuohen nga ambasada. “Në vazhdim ne presim që Iraku të përdorë forcat për të mbrojtur Ambasadën, dhe këtë e shpall”, shtoi Trump.

VERITAS.COM.AL/