Presidenti Donald Trump i shtriu urimet e tij të ngrohta për gjithë Amerikanët, me rastin e Vitit të ri; madje ai uroi edhe ata që e urrejnë dhe mediat e ‘Fake News’.

“Teksa vendi ynë po rritet më i fortë dhe më i zgjuar, dua të uroj të gjithë miqtë e mij, mbështetësit, armiqtë, urrejtësit, madje edhe të pandershmet media ‘Fake Neës’ Vit të Gëzuar dhe të Shëndetshëm”, shkroi Trump në Twitter.

“2018 do të jetë një vit madhështor për Amerikën”, tha ai.

Trump ka një hostori me urimin ndaj “urrejtësve” dhe “humbësve”, por kësaj here shtoi edhe mediat ‘Fake News’.

Veritas.com.al/