Presidenti Donald Trump ka mbrojtur Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions duke e quajtur “burrë  i ndershëm” mes thirrjeve për dorëheqjen e tij.

Demokratët thonë se zoti Sessions “ka gënjyer mbi betimin ” rreth kontakteve të tij me ambasadorin e Rusisë.

Presidenti Trump tha se zoti Sessions “mund të ketë dhënë përgjigje më të saktë, por ajo ishte jo me qëllim të caktuar” dhe akuzoi Demokratët si “gjuajtës shtrigash”.

Sidoqoftë, zoti Sessions e ka përjashtuar veten nga hetimet e FBI mbi ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet e Amerikës.

Demokratët po e vazhdojnë sulmin mbi zotin Session, duke thënë se shpjegimet e tij mbi kontaktet me ambasadorin e Riusisë në 2016 ishin “thjesht të pabesueshme”.

Lidere e Demokratëve në Kongres, Nancy Pelosi tha se zoti Sessions duhet të japë dorëheqjen.

Presidenti Trump tha se “demokratët kanë humbur zgjedhjet dhe tani po humbin kontrollin mbi realitetin”.

/Veritas.com.al/