Kandidati republikan për President ka insistuar që Amerika të paguajë për murin kufitar “100%”,  në fjalimin kryesor mbi emigracionin.

Ai tha para një turme që duartrokiste me furi në Arizona se mund të sigurojë kufijtë dhe të lërë hapur mundësitë që miliona emigrantë të deportohen.

Pak orë më parë deklaratës, ai takoi Prsidentin Meksikan Enrique Pena Nietopor tha se ata nuk kishin biseduar mbi f financimin e murit.

Presidenti, më vonë, tha se i kishte thënë zotit Tramp sa Meksika nuk do të paguajë.

Rreth kësaj çështjeje ka pasur spekulime sikur kandidati Republikan mund të tërhiqej nga plani i tij për deportimin e rreth 11 milionë emirantëve pa dokumente që jetojnë në Amerikë.

Në fjalimin e tij në Phoenix, kishte sinjale konfliktuese rreth kësaj çështjeje. Ai tha se kjo nuk ishte një “çështje thelbësore” dhe se deportimi i “alienëve kriminalë” do të jetë prioriteti.

“Do të bëjmë që  secili të jetojë ose të banojë në vendin tonë me dinjitet”, tha ai.

(BBC- Veritas.com.al)