Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump po planifikon të rikthejë tubimet në shkallë të gjerë, në stilin e fushatës elektorale.

Ndryshe nga fushata elektorale, këtë herë tubimet kanë një qëllim të qartë: mbështetjen e procesit gjyqësor ku ai po sfidon rezultatet e zgjedhjeve të javës së kaluar. Paralelisht me tubimet, Trump ka parashikuar të përdorë edhe nekrologjitë e njerëzve që dyshohet se votuan edhe pse nuk jetonin më.

Megjithëse deri tani nuk ka asnjë provë, republikani po dërgon ekipet e rinumërimit në Georgia, Arizonë dhe Pennsylvani si një formë për të vërtetuar akuzat që ai dhe ekipi elektoral kanë ngritur për mashtrim në shtetet ku Biden përmbysi rezultatin.

Por pavarësisht këtyre përpjekjeve, ndihmësit dhe aleatët e Trump patën rezerva për tentativat e Presidentit për të minuar besimin tek zgjedhjet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Fox News shkruan se në rast se vërtetohet mashtrimi i votuesve, njerëzit ndiqen penalisht, por rezultati i zgjedhjeve nuk ndryshon. Zyrtarët e fushatës së Trump kanë pretendimin se më shumë se 21,000 vota janë hedhur në emër të të vdekurve në Pensilvani.

VERITAS.COM.AL