Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të hapur ndaj liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un gjatë fjalimit të mbajtur para parlamentit të Koresë së Jugut.

“Mos na nënvleftëssoni. Mos na vini në provë”, tha ai teksa po komentonte “fantazinë e errët” të jetës në Veri.

Ai iu drejtua zotit Kim duke thënë se “armët që po siguroni nuk ju bëjnë më të sigurtë” dhe bëri thirje  ndaj kombeve të tjerë që të bashkojnë forcat për të ndaluar Phenianin.

Lideri i Shteteve të Bashkuara nodhet në Korenë e Jugut, si pjesë e vizitës në pesë shtete të Azisë.

Ambiciet bërthamore të Phenianit kanë qenë të larta gjatë agjendës së zotit Trump përgjatë vizitës në Azi. Gjatë viteve të fundit, Koreja e Veriut ka kryer teste raketore, duke provokuar sanskionet e Kombeve të Bashkuara; në shtator kreu testin e gjashtë dhe më të madhin bërthamor.

Veritas.com.al/

US President Donald Trump and first lady Melania attend a wreath-laying ceremony at the National Cemetery in Seoul, South Korea, 8 November 2017.