Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka publikuar në Twitter një video klip me logon e CNN kur ai rreh një person në një ndeshje mundjeje.

Klipi është një shfaqje e e Donald Trump’ në lojërat e ‘WWE ërestling’ të vitit 2007, në të cilin ai ‘sulmon’ pronarin e vetëm Vince McMahon.

Animacioni u postua në forumin e nternetit pro- Trump në fillim të kësaj jave.

Pas kësaj, CNN akuzoi presidentin për nxitjen e dhunës kundër medias.

Një penalist në programin e mëngjesit të ABC, Ana Navarro – një republikane kritike ndaj Trump dhe kontributore për CNN, tha se “është një nxitje për dhunë. Ai është gati të vrasë dikë në mediat”.

Por Këshilltari i Sigurisë Kombëtare , Thomas Bossert, që kishte qenë i ftuar më parë po në programin e ABC, tha se “Askush nuk mund ta perceptojë atë si kërcënim”.

Ky është një klip i njohur për publikun edhe më parë, por asnjë herë nuk ka ngjallur interes, as reagim.

Veritas.com.al/