Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka takuar Papa Franceskun në Vatikan, sot në mëngjes. Lajmi është transmetuar rreth gjysmë  ore më parë.

Takimi mes tyre ka për qëllim një audiencë të shkurtër. Kjo është pika e tretë e takimeve gjatë vizitës së parë jashtë SHBA të presidentit Trump: Nga Arabia Saudite, në Tokën e Shenjtë dhe në Selinë e Shenjtë.

Trump mbërriti për takimin ë bashku me gruan Melania, vajzën Ivanka dhe dhëndrin Jared Kushner.

Takimi mes Trump dhe papa Franceskut ishet i mirëprtitur, aq më tepër që kishin përplasje në distancë mbi çështjet e emigracionit dhe të ndryshimit të klimës.

Më vonë, zoti Trump do të takojë presidentin dhe kryeministrin e Italisë.

Pas vizitës në Romë, Trump do të fluturojë për në Bruksel, në samitin e NATO-s.

Veritas.com.al/

Image