Nga: Gjergj Bojaxhi

Përshëndetje! Përmes këtij qëndrimi dua së pari të uroj fituesin e zgjedhjeve politike të 25 Qershorit në Shqipëri.

Së dyti, si drejtues politik i Sfidës dua të deklaroj me bindje përgjegjësinë time për rezultatin e padëshiruar në zgjedhje. Për rrjedhojë shpall dorëheqjen time nga ky funksion i partisë. Çmoj se marrja e përgjegjësive me fjalë, por pa vepra nuk do të ishte në frymën për të cilën u krijua SFIDA.

Së treti, kam bindjen që vetëm një shtet i drejtë është i fortë dhe jo e kundërta. Ndaj qëllimi si shoqëri nuk duhet të jetë të bëjmë një shtet të fortë me të dobëtin, por të barabartë përpara ligjit mes të dobëtit dhe të fortit, mes të varfrit dhe të pasurit, mes politikanëve dhe qytetarëve.

Se katërti i falënderoj thellësisht nga zemra të gjithë ata qytetarë që na besuan dhe mbështetën. Misioni ynë vijon dhe mbetet të mundim politikën e pazareve dhe militantizmit. Sfida sapo ka filluar!”