Prej disa ditësh, vëmendja e medias është përqendruar te prokurori Bujar Sheshi, i cili është edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, një ndër institucionet kyç të Reformës në Drejtësi. Bujar Sheshi akuzohet se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe kjo nëse kjo faktohet mund të ‘kryqëzojë’ prokurorin në rrugën e tij drejt drejtësisë së re, shkruan portali ‘Lidhe lotin me rrip sigurimi.

Por kush është Bujar Sheshi, prokurori i një ndër dosjet më të ‘nxehta’ të politikës shqiptare?

Zoti Sheshi njihet edhe si prokurori i dosjes së bujshme Meta-Prifti. Bujar Sheshi i ka kërkuar Gjykatës së Lartë në atë kohë që të dënonte Ilir Metën me 2 vite burg për akuzën e korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërore.

Prokurori kërkoi gjithashtu që Ilir Meta të dënohej edhe me një milion lekë gjobë, si dhe të paguante shpenzimeve procedurale. Kjo është një tjetër arsye se pse politika po i turret këto ditë Bujar Sheshit, duke e akuzuar si spiun të Sigurimit.

Në pretencën për dënimin e Metës, prokurori Bujar Sheshi ka deklaruar: “Rezulton e provuar që video është pranuar nga Gjykata e Lartë si provë në rrugë ligjore, pavarësisht se Kolegji Penal nuk e pranoi kërkesën e Prokurorisë ta dëgjonte në sallë dhe ta transkriptonte atë. Përmbajtja e videos mbështet plotësisht deklarimet e Priftit, edhe ne lidhje me natyrën e bisedës si dhe interesimin e te pandehurit Meta, për ankandin shitjes se 30 mije toneve nafte bruto, si dhe garën koncensionare te ndërtimit te HEC-it ne Shushicë të Librazhdit.

Interesimi i vazhdueshëm i te pandehurit Ilir Meta, për fitimin e ankandit nga kompania e Bekim Halilajt vërtetohet jo vetëm nga dëshmia e Priftit, por edhe nga analiza e tabulateve telefonike mes Bekim Halilajt dhe Ilir Metës. Nga 1 shkurti 2010 deri ne 1 shkurt 2011, Bekim Halilaj ka folur me Ilir Metën ne telefon 192 here, ndërsa me Dritan Priftin, biznesmeni Halilaj gjate te njëjtës periudhe ka folur vetem 13 here”, shkruan portali.