Doktor Tritan Kalo, anëtar i komitetit teknik të epidemisë së shkaktuar nga koronavirusitha se lehtësimi i masave në këto momente mund të kthehet në bumerang.

E rëndësishme është që masat e marra dhe izolimi i ndërgjegjësuar ka bërë që numri i rasteve të mos pësojë rritje të menjëhershme. Pas disa javëve qeveria do të vijojë lehtësimin e masave, por në këto momente mund të shndërrohet në një bumerang dhe mund të kthehet një valë e dytë“, tha Kalo.

Përsa i përket strategjisë së testimeve, Kalo ka siguruar se Komiteti Teknik po ndjek fije për pe të gjitha udhëzimet që kanë ardhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Testet po realizohen konform OBSH-së, ne po e ndjekim pikë për pikë për të testuar ata që kanë simptoma, histori të kontaktit me të infektuarit, rrethi i parë, po të tjerë që janë izoluar që janë rrethi i dytë. Apo ata që vijnë nga zona të prekura. Po ka një keqkuptim mesazhi që ka dhënë presidenti i OBSH, thënia e tij është ‘testim, testim, testim kur është e domosdoshme’, por jo të gjithë popullatës, edhe Gjermania që e mendoi këtë u tërhoq, pasi dobishmëria që sjell testimi është kur dhe ku duhet“, vijoi Kalo.

Mjeku i mirënjohur nuk harroi të bënte edhe një thirrje për qytetarët, që të vazhdojnë të respektojnë rregullat e qeverisë dhe të distancimit social.

“Kujdesi në QSUT është maksimal se zbatojmë të njëjtat medikamente si e gjithë bota, por duhet të jemi të ndërgjegjësuar. Gjirokastra, Përmeti, Saranda, Erseka nuk ka asnjë të infektuar edhe pse ka afërsi gjeografike apo janë kthyer nga Greqia. Nëse respektohen rregullat, mundësia e shkëputjes së zinxhirit të jep rezultate të favorshme”, përfundoi Kalo.

VERITAS.COM.AL