Drejtori i përgjithshëm i DIA, Maurizoi Vallone ka vlerësuar në nivele maksimale bashkëpunimin me autoritet shqiptare në luftën kundër kriminalitetit ndërkombëtar, ndërsa rezultatet e operacionit “Shpirti’ i konsideroi si shumë të rëndësishme. Ai ftoi po ashtu hetuesit e BKH për trajnim në Bari të Italisë, duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar gjithmonë me autoritetet shqiptare.

“Bashkëpunimi me autoritet shqiptare është në një nivel shumë të lartë, ndihemi si në shtëpi në Shqipëri, hetuesit tanë.  DIA do të jetë gjithmonë krah autoriteteve gjyqësore shqiptare dhe atyre italiane, për të suportuar operacionet investigative ndërkombëtare.

Raporti me Shqipërinë është një raport preferencial, rezultatet janë vërtetë të suksesshëm si ky i sotmi. Ju ftojmë për fazën e trajnimit të magjistratëve tuaj dhe oficerëve tuaj këtu në Bari dhe do jemi gjithmonë të gatshëm për të punuar me autoritet shqiptare për të mundur kriminalitetin ndërkombëtarë dhe të organizuar”, u shpreh Vallone.