Ministrja e Shendetesise ka konfirmuar kete mesdite se Drejtori i Urgjences Kombetare, Skender Brataj eshte prekur nga koronavirusi.

Me nje shenim ne faqen e saj ne Facebook, Manastirliu shkruan se “Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19”.

Ministrja uron që Brataj ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik.

Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij. Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik! #BashkëDeriNëFund” , shkruan Manastirliu.