88- vjetori i çmimeve Oscar bëri bashkë në një drekë tashmë traditë rreth 150 artistë, shumica të nominura për këo çmime.

Dreka  u mbajt në një prej hoteleve të Beverly Hill dhe tashmë që nga dhënia e çmimeve na ndajnë vetëm tre javë, fushtata për të zgjedhur më të mirët është bërë serioze.

3333-600x336

Në drekë nuk munguan disa nga emrat më të përfolur të këtij viti, Leondardo DiCaprio, Jennifer Laurence, Sylvester Stallone dhe Lady Gaga e cila do të jetë një nga këngëtaret që do performojë në mbrëmjen e shumëpritur.

Gaga shpërtheu në lot pasi dy nga producentët e Oscar e përgëzuan për përfomancën e jashtëzakonshme të saj në finalen e “Super Bowl”.oscar-3-600x389

DiCaprio u pa të bisedonte me Stallone, ndërsa të dy janë në garë për titullin e aktorit më të mirë.

Fituesit e çmimeve Oscar do të shpallen më 28 shkurt në një nga eventet që konsiderohet më i rëndësishmi i botës kinematografike.