Me një gotë rakie në kokë dhe me shami në dorë, duke kërcyer valle popullore, Dua Lipa fotografohet teksa vazhdon  të pushojë në Shqipëri, dhe duket se po e shijon çdo ditë.

Në një postim të fundit në Instagram, këngëtarja shqiptare shkruan “Më trego që je shqiptar, pa ma thënë që je shqiptar”… teksa kërcen në mes e rrethuar nga familjarët dhe miqtë.

Një ditë më parë, Dua vizitoi edhe Butrintin, ndërsa ka postuar rregullisht fotografi dhe video nga pushimet shqiptare të saj, duke i bërë një promovim të jashtëzakonshëm vendit dhe turizmit.