“Last Dance” është klipi më i ri që vjen nga Dua Lipe.

Këngëtarja shqiptare e cila ka ndërtuar karrierën e saj në skenat botërore, duket se nuk po ndalet pas suksesit që arriti me klipin “Be the one”.

Lajmin për publikimin e këngës së saj më të re ajo e bëri të njohur përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” ku falenderon të gjithë ata që e kanë mbështetur në realizimin e këtij klipi.

Klipi ka patur një pëlqyeshmëri të madhe pasi në vetëm pak kohë pas publikimit të tij ka marrë mijëra klikime në Youtube.

Këngëtarja është bërë shumë e njohur dhe është përfolur mjaft në mediat ndërkombëtare për veçantinë e vokalit të saj.