Thuhet se mjafton një vështrim për të rënë në dashuri. Po në fakt sa kohë duhet për t’u dashuruar me njëri tjetrin? Përgjigjen e jep shkenca.

Studjues shkencorë nga universiteti i Sirakuzës (Shteti i Nju-Jorkut), janë fokusuar në studimin e kohës që nevojitet për të rënë në dashuri.

Rezultati? Duhet më pak se një sekondë. Kjo raportohet në studimin e tyre të publikuar në “The Journal of Sexual Medicine”.

 Çfarë ndodh në tru (në një sekondë)?

 Gjatë këtij intervali kohe (shumë) të shkurtër, truri çliron në të njëjtën kohë: Oksitocinë, dopaminë, adrenalinë, dhe vazopresinë, thjesht sapo sheh shënjestrën e dashurisë.

Ky kondensim hormonal krijon ndjenjën e dashurisë dhe sintetizon një imazh të “ëndërruar” në shpirtin tuaj, pa u shqetësuar vërtet për aparencën. Sipas po këtij studimi, dashuria rrufe ka të njëjtin efekt “kimik” si marrja e kokainës.

Kujdes gjithësesi, “dashuria rrufe” nuk konsiderohet si dashuri në kuptimin e vërtetë të fjalës. Në fakt, ky çlirim “kimik” nuk zgjat në kohë dhe shkencëtarë të tjerë shprehen se ndjenja e dashurisë lind për 5 muaj tek gratë dhe për 3 muaj tek burrat, sipas një studimi tjetër, i porositur ky nga site-i amerikan VoucherCloud.

Nga: Emmanuelle Ringot